Valencia, Manchester United dhe PSG në garë për yllin e Interit

Prishtinë | 16 Dhj 2017 | 15:07 | Nga

Mediat portugeze raportojnë se Jao Mario dëshiron të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit, me Valencian, Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germainin si kandidatë të mundshëm për transferimin e tij.

Mesfushori portugez nuk po ka minutazhë në skuadrën e Luciano Spallettit deri tani këtë sezon, transmeton Express.

Corriere dello Sport raporton se Valencia është e gatshme ta transferojë atë në janar si huazim me obligim për ta blerë në fund të sezonit.

Alternativa tjera për të janë Paris Saint-Germain dhe madje Manchester United, i cili kushton 40 milionë euro, aq sa u ble nga Interi prej Sporting CP dy vite më parë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme