Valencia vendos për Mustafin

Prishtinë | 17 Gus 2016 | 16:45 | Nga

Valencia ka konfirmuar që do ta shesë Shkodran Mustafin pasi klubi është në krizë financiare.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur drejtori sportiv i klubit spanjoll, Garcia Pitarch.

“Nuk kemi gjendje të mirë financiare dhe na duhen paratë. Kemi buxhet të kufizuar dhe nëse vjen ndonjë ofertë e mirë, Mustafin do ta shesim”, deklaroi Pitarch.

Një sinjal i mirë ky për Arsenalin, që me një ofertë mbi 20 milionëshe mund ta marrë shqiptarin në “Emirates”.

Për reprezentuesin i Gjermanisë ishte i interesuar edhe klubi i Chelseat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme