Valon Berisha do të mungojë në miqësoren ndaj Shqipërisë

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 14:55 | Nga

Mesfushori i Salzburg Red Bull, Valon Berisha, do të mungojë sërish në miqësoren që Kombëtarja e Kosovës do ta luajë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Salzburg.

25-vjeçari ka munguar edhe në dy ndeshjet e kaluara miqësore kundër Burkina Fasos dhe Madagaskarit, që do të thotë se i duhet të presë ende për t’u njoftuar me idetë dhe punën e përzgjedhësit, Bernard Challandes.

Ai ka bërë të ditur për mediat se nuk do të jetë në miqësoren e konfirmuar tashmë kundër Shqipërisë, më 29 maj në Cyrih, por as në miqësoren e mundshme me Bregun e Fildishtë, pasi vuan nga lëndimi i kyçit të këmbës, shkruan RTK.

Valon Berisha është shpallur dy vite radhazi futbollisti më i mirë i Kosovës nga FFK-ja, derisa sivjet ka qenë ‘motorri’ i Salzburgut në arritjen deri te titulli i kampionit në Austri.

Por, edhe në rrugëtimin deri në gjysmëfinale në Europa League ku u eliminuan nga Marseille.

Paraqitjet e mira të 25-vjeçarit në këtë edicion kanë zgjuar interesimin e shumë klubeve evropiane dhe ka gjasa që ai gjatë afatit kalimtar të ndërrojë skuadër dhe kampionat.

Të ngjashme