Valverde po mendon largimin nga Barcelona

Prishtinë | 24 Pri 2018 | 11:19 | Nga

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, është duke shqyrtuar mundësinë e largimit nga skuadra katalonjase pas vetëm një stinori tek ajo, raportoi gazeta “AS”.

Valverde, 54-vjeçar, mori drejtimin e Barcelonës në verë të vitit të kaluar dhe me të skuadra katalonjase është në prag që të fitojë dopietën vendore.

Ka fituar Kupën e Spanjës dhe në ligë i duhet vetëm edhe një pikë për të siguruar titullin.

Valverde ka kontratë deri në verën e vitit 2019, por po mendon të shkëpusë atë. Në të vërtetë të shtunën ishte raportuar se Valverde do të shkarkohej nëse Barcelona do të pësonte në finale të Kupës së Spanjës.

Por, Barcelona e fitoi finalen me shifrat 5:0 ndaj Sevillas. Futbollistët kishin qenë kritikë ndaj Valverdes për eliminimin e Barcelonës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku skuadra katalonjase lëshoi epërsinë 4:1 nga ndeshja e parë dhe pësoi 3:0 në udhëtim ndaj Romës. U eliminua në saje të rregullit të më tepër golave të shënuara si mysafir.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme