Varane: Reali nuk do t’i fitojë të gjitha ndeshjet me rezultatin 5-0

Prishtinë | 23 Sht 2018 | 09:04 | Nga

Reali i ka siguruar tre pikë mbrëmë në Bernabeu në fitoren minimale kundër Espanyolit, mirëpo gati askush nuk është i kënaqur me paraqitjen e tyre më shumë se Raphael Varane.

“Ne nuk do t’i fitojmë të gjitha ndeshjet me rezultatin 5-0, jemi në ligë shumë të komplikuar”, ka thënë fituesi i Kupës së Botës me Francën.

“Espanyoli luan futboll shumë të mirë. Ishte e vështirë mirëpo ne nuk pranuam gol dhe është një fitore e mirë”.

Real Madridi është pa humbje që nga ardhja e trajnerit të ti, Julen Lopetegui.

“Ne e bëjmë atë që na e kërkon trajneri”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme