Venger: Mund të largohem nga Arsenali, por jo nga futbolli

Prishtinë | 17 Shk 2017 | 18:40 | Nga

Menaxheri i klubit të Arsenal, Arsen Venger, tregon e është ende i paqartë nëse do vazhdojë të jetë në drejtimin e “Topçinjëve” edhe sezonin e ardhshëm, por është i sigurt që nuk do të largohet nga futbolli.

Ky është sezoni i 21-të për teknikun francez në “Emirates Stadium”, ku dhe i ka sjellë klubit shumë trofe të rëndësishëm dhe e ka transformuar tërësisht skuadrën nga Londra e veriut. Por pas rezultateve të dobëta në kampionat dhe në Ligën e Kampionëve, tifozët duan largimin e tij.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë por unë do vazhdoj të menaxhoj edhe në sezonin e ardhshëm. Nuk e di nëse do jem këtu akoma apo diku tjetër. Pres që klubi të marrë vendimin e tij,” tha Venger.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme