Verratti i jep fund spekulimeve, del në stërvitjet e PSG-së

Prishtinë | 07 Kor 2017 | 17:55 | Nga

Marco Verratti duket se i ka dhënë fund thashethemeve rreth të ardhmes.

Mesfushori italian i është bashkuar shokëve në stërvitje me skuadrën franceze të Paris Saint-Germain.

“Lojtari italian është ribashkuar me skuadrën këtë mëngjes (të premten), para se të fillojë stërvitjet në fushë”, shkruan në njoftimin e ekipit të PSG-së, transmeton Telegrafi.

Reprezentuesi italian ka qenë lidhur për një kohë me gjigantin spanjoll Barcelonën, i cili e shihte si pasardhës të denjë të Andres Iniestas.

Ndryshe, dje agjenti i lojtarit edhe publikisht kishte kërkuar largimin e italianit prej francezëve, por e cila ishte refuzuar prej PSG-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme