Veseli në stadium: Krenar me futbollistët e Kosovës

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 22:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli, ka falënderuar lojëtarët e kombëtares së Kosovës për fitoren e sontme ndaj Maltës dhe për krenarinë që po i japin gjithë shikuesve.

Veseli ka ndjekur nga afër ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ai është parë i veshur me bluzën e tifozërisë kosovare “Dardanët”, ndërsa njihet si lideri që i ka dhënë më së shumti mbështetje kombëtares së Kosovës derisa është i angazhuar vazhdimisht për nisjen sa më parë të ndërtimit të stadiumit për kombëtaren kosovare.

Të ngjashme