Vidal: Nuk kam arsye të largohem nga Bayerni

Prishtinë | 15 Shk 2017 | 16:03 | Nga

Arturo Vidal nuk e ka ndërmend një bashkim me Antonio Conten te Chelsea, sepse ai thotë se nuk ka arsye që ai të largohet nga Bayern Munich, pasi është klub i madh dhe po ndihet i lumtur ai dhe familja e tij.

Mesfushori kilian kaloi tre vjet duke luajtur nën urdhrat e Contes në Juventus, me klubin italian që fitoi titullin e Serie A në çdo sezon dhe për atë trajneri italian po mendon transferimin e tij në Stamford Bridge.

Megjithatë, 29-vjeçari e sheh të ardhmen e tij në Bundesligë dhe jo në Ligën Premier, pasi e vesh me krenari fanellën e Bayern Munichut dhe familja e tij janë shumë e lumtur në qytetin gjerman.

“Këto janë vetëm thashetheme që kanë marrë zhvillim të shpejtë”, tha Vidal fillimisht për Sport Bild.

“Në fund të fundit, kam luajtur tre vjet shumë të suksesshme nën drejtimin e trajnerit Conte në Juventus. Por, nuk ka asnjë arsye për mua që të largohem nga Bayern”.

“E veshi këtë fanellën me krenari. Ndihem i lumtur, gruaja ime ndihet e lumtur, dhe fëmijët janë të lumtur. Dhe unë ende kam synime të mëdha në Munich”, përfundoi mesfushori kilian.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme