“Vitet ikin magjia e Lionel Messit vazhdon”

Prishtinë | 20 Gus 2018 | 11:15 | Nga

Sipas të përditshmes “Marca” ylli i Barcelonës, Lionel Messi edhe pse ne një moshë madhore 31 vjeç vijon të mbetet një nga futbollistët më të mirë në botë dhe “mbret” i Spanjës.

Edhe pse Lionel Messi mund të ketë rendiment më të ulët se vite më parë, ai e kompenson këtë e inteligjencën që ka në fushën e lojës.

Ai e organizon lojën, dhuron asiste dhe natyrisht shënon gola. Ai është lojtari i parë që ka shënuar në 15 ndeshje radhazi në kampionat në shekullin e 21-të, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca”.

Messi ka arritur gjithcka me klubi e Barcelonës, madje ka arritur të shënoj golin e 6000 të Barcelonës në La Liga ku vetëm para 9 viteve kishte shënuar edhe të 5 mijtin.

Kundër Alavesit të shtunën, ai shënoi golin hapës nga goditja e dënimit duke e çuar topin nën murin mbrojtës dhe pas golit të Philippe Coutinhos, ishte përsëri Messi që e çoi në 6.002 në total numrin e golave të Barçës në La Liga, 385 nga të cilat i ka shënuar personalisht.

Kjo do të thotë se 6.5% të golave të Barcelonës në historinë e saj janë shënuar pikërisht nga 31-vjeçari.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme