Vlerësimi i Pep Guardiolas për portierin e ri të Kosovës

Prishtinë | 27 Gus 2018 | 16:54 | Nga

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, e ka vlerësuar lartë portierin më të ri të përfaqësueses së Kosovës, Arjanit Muriqi.

19-vjeçari Muriqi dje u zyrtarizua si portieri i ri i “Dardanëve” teksa në fundjavë ishte në bankën rezervë për “Qytetarët” në përballjen me Wolverhamptonin.

Vetë trajneri i njohur spanjoll ditë më parë kishte thënë se Muriqi është portieri i tij i dytë, pas lëndimit të Claudio Bravos.

City u përfol se do të kërkojë portier të ri, por këtë e ka mohuar Guardiola duke thënë se Muriqi ishte opsioni i tij i vetëm që nga fillimi dhe se për këtë e kishte kthyer nga huazimi prej NAC Bredas, raporton “football365”.

“Afati kalimtar i transferimeve është mbyllur dhe s’mund të blejmë. Me lojtarët që janë pensionuar – ndoshta – por kur e kemi ditur se kemi mundësi që Aron ta kthejmë, vendimi ishte i shpejtë. E njohim atë. Sezonin e shkuar ai ushtroi me ne gjithë sezonin dhe e dimë se si punon. E huazuam sepse në ekipin e dytë nuk është garë e vërtetë. Donim ta shihnim atë të luajë çdo fundajvë”, ka thënë Guardiola për Muriqin, para përballjes me Wolverhamptonin të shtunën.

Të dielën, FFK njoftoi zyrtarisht se Muriqi, i gjatë 198 centimetra, ka pranuar ftesën e Kosovës dhe se do t’i bashkohet ekipit A për ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme