Wenger e zbulon të ardhmen

Prishtinë | 10 Pri 2018 | 09:29 | Nga

Arsene Wenger ka sugjeruar se do të mbetet trajner i Arsenali edhe sezonin e ardhshëm, raportojnë mediat britanike.

Ai e bëri këtë sugjerim teksa i shpalosi planet e transferimeve në repartet e sulmit në verë, transmeton Gazeta Express.

Trajneri francez nënshkroi kontratë dyvjeçare verën e kaluar dhe në fund të këtij sezoni do t’i nënshtrohet një rishikimi të progresit të tij në klubin londinez.

“Në disa aspekte të lojës nuk është e nevojshme të blihen më shumë lojtarë në atë nivel, sepse kemi edhe sulmues të rinj, po ashtu, sulmues premtues. Por, do ta shohim në fund të sezonit”, ka thënë Wenger për London Evening Standard.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme