Wenger: Nuk kemi bërë asnjë ofertë për Mbappen

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 16:05 | Nga

Arsenal nuk ka bërë ndonjë ofertë për Kylian Mbappen.

Këtë e ka konfirmuar pas ndeshjes së fituar 3:1 kundër WS Wandereres, Arsen Wenger.

“Kjo nuk është e vërtetë. Njerëzit kanë një imagjinatë të madhe, ajo që ne dimë tani është se Mbappe kushton 100 milionë funte.

“Por ne nuk kemi bërë ndonjë ofertë, unë mendoj se ai do të qëndrojë duket kështu, për një sezon më shumë.

“Ndoshta ai ka shumë zgjedhje, në fund njerëzit me shumë zgjedhje nuk lëvizin”, tha Wenger.

Theksojmë se shumë skuadra evropiane raportohej të kenë shprehur interesim për 18-vjeçarin e Monacos.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme