Wenger optimist se Sanchez do ta rinovojë kontratën

Prishtinë | 15 Kor 2017 | 19:01 | Nga

E ardhmja e Alexis Sanchez është kthyer në një çështje te Arsenali. Sulmuesi kilian është në vitin e tij të fundit të kontratës me “topçinjtë” e Londrës dhe ende nuk vendosur se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij.

Pavarësisht ofertave të Arsenalit për rinovimin e kontratës 28-vjeçari deri tani ka qenë në mëdyshje për vetë faktin se për lojtarin interesohen disa klube të mëdha me Manchester City-in e Pep Guardiolës që qëndron në krye të listës pa harruar këtu Bayer Munich por edhe Interin.

Por në ditët e fundit Sanchez është afruar gjithnjë e më tepër me Arsenalin dhe gjasat janë që kiliani të rinovojë kontratën e tij me klubin nga “Emirates Stadium”.

Diçka të tillë e la të kuptohet vetë trajneri i skuadrës londineze Arsene Wenger i cili ka nënvizuar shpesh se nuk do ta lejonte largimin e Sanchez te rivalët e Manchester City-it. ”Kam patur kontakte të shpeshta me lojtarin gjatë ditëve të fundit dhe ai më ka siguruar se dëshiron të vazhdojë aventurën e tij me Arsnealin, deklaroi fillimisht tekniku francez.

“Nga bisedat që kam pasur me Alexis ai ka qenë shumë pozitiv dhe mendoj se do ta firmosë kontratën e re, shtoi më pas trajneri i Arsenalit. Alexis Sanchez ka tre sezone që është pjesë e “topçinjve”, teksa ka zhvilluar 145 ndeshje në total me Arsenalin duke realizuar dhe 72 gola.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme