Wenger shprehet i zhgënjyer pas humbjes

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 00:11 | Nga

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka reaguar pas humbjes së sontme nga Bayern Muncheni.

Londinezët u turpëruan nga bavarezët me rezultat 5:1. Wenger tha se pas lëndimit të Koscielnyt, gjërat ndryshuan për së keq për skuadrën e tij.

“Ne e humbëm Koscielnyn dhe më pastaj gjërat ndryshuan. Bayerni ishte skuadër më e mirë se ne”.

“Nuk kam nevojë për arsyetime. Ne ishim solid në mbrojtje deri në golin e dytë. Ishte shokuese të humbim me këtë rezultat”.

“Minutat e fundit ishin ankth për ne”, u shpreh Wenger pas ndeshjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme