Werder Bremeni zbulon se Kosova pas Shqipërisë do të luajë me Bregun e Fildishtë

Prishtinë | 23 Maj 2018 | 12:34 | Nga

Kosova tashmë dinë kundërshtarin e radhës për miqësoret e lejuara nga UEFA.

Përfaqësuesja jonë do të takohet më 29 maj me kombëtaren e Shqipërisë në Zurich të Zvicrës.

Por, duket se Kosova katër ditë më vonë do të luajë edhe me një kombëtare tejet të fortë afrikane.

Bëhet fjalë për Bregun e Fildishtë, me të cilën thuhet se do të luajmë më 3 qershor në shtetin zviceran.

Kështu së paku bën të ditur ueb-faqja e klubit të Werder Bremenit teksa tregon se mesfushori i tyre do të angazhohet në dy ndeshjet e ardhshme me Kosovën.

Mbetet të shihet nëse bëhet fjalë për ndonjë gafë apo ka diçka të vërtetë, pasi që Federata e Futbollit të Kosovës deri më tani asgjë nuk ka bërë zyrtare.

Ndryshe, Bernard Challenders pritet që gjatë ditëve në vijim të zbardh listën e lojtarëve që ka ftuar për miqësoren vëllazërore ndaj Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme