Werner shumë afër të vazhdojë kontratën me RB Leipzig

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 09:51 | Nga

Timo Werner thuhet se ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës me skuadrën gjermane, RB Leipzig, duke refuzuar skuadra të mëdha që ishin pas shërbimeve të tij.

Talenti gjerman ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij të mira të vazhdueshme duke shënuar shumë gola me Leipzigun, por edhe me kombëtaren gjermane.

Werner shënoi 21 gola të Bundesligës sezonin e kaluar në vetëm 28 ndeshje si titullar, duke ndihmuar të promovuarit të dalin nënkampionë.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është i prirur të forcojë sulmin dhe është gjermani si një objektiv madhor, teksa edhe Real Madridi ishte shumë i interesuar për 21-vjeçarin.

Por, sipas “The Mirror”, Werner thuhet se ka refuzuar dy skuadrat e mëdha evropiane në favor të vazhdimin të kontratës me RB Leipzig, ku një marrëveshje është shumë afër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme