Westbrook hyn në histori të NBA

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 09:04 | Nga

Superylli i Oklahoma City Thunder, Russell Westbrook, ka hyrë në histori të ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA.

Westbrook ka mbyllur ndeshjen e 42-të sivjet me dyshifror të trefishtë, në përballjen e së dielës ndaj Denver Nuggetsit.

Ditë më parë, Westbrook barazoi rekordin e Oscar Robertsonit me 41 “triple-doubles”. Ky rekord mbahej nga sezoni 1961-62.

Westbrook siguroi këtë rekord me një asistim në minutat e fundit. Deri në këtë moment ai pati 32 pikë dhe 14 kërcime.

Në ndeshjen e së dielës, Westbrook hyri me mesatare prej 31.7 pikësh, 10.7 kërcimesh e 10.4 asistimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme