Williani ëndërron Realin e Barcelonën

Prishtinë | 17 Shk 2018 | 13:24 | Nga

Willian ëndërron që një ditë ta veshë fanellën e njërit prej gjigantëve spanjoll.

Real Madridi dhe Barcelona janë ëndrra e anësorit të Chelseat, Willian, të cilit do t’i pëlqente një ditë ta veshë fanellën e njërit prej gjigantëve spanjoll.

Kur u pyet për një transferim të mundshëm në Spanjë te Real Madridi ose Barcelona, braziliani u përgjigj “është ëndërr e të gjithëve”.

29-vjeçari ka kontratë me ekipin nga Stamford Bridge deri më 2020, por mund të largohet gjatë verës – pasi nuk po gjen hapësira në formacionin e Antonio COntes.

Paraqitja e mirë në FA Cup kundër Hull City, ku realizoi dy gola, mund t’i ndihmojë që të zbresë nga minuta e parë të martën në Ligën e Kampionëve kundër Barcelonës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme