Willimas tërhiqet nga ndeshja me Sharapovan

Prishtinë | 04 Qer 2018 | 17:56 | Nga

Tenistja amerikane, Serena Willimas, u tërhoq nga turneu French Open, pak kohë para ndeshjes së shumëpritur me tenisten ruse, Maria Sharapova.

Williams, 23 herë kampione e grand slamit, tha në një konferencë për gazetarë se ajo ka një lëndim të muskujve të krahërorit.

Williams dhe Sharapova nuk janë takuar qysh nga turneu Australian Open më 2016.

Sharapova më pas është ndaluar të luajë për 15 muaj, për shkak të shkeljes së rregullave anti-doping, dhe është kthyer në lojë prillin e kaluar.

Përpara tërheqjes së sotme, Williams e ka mundur Sharapovan 19 herë, ndërsa rusja ka pasur vetëm dy fitore në ndeshje të drejtpërdrejta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme