“Xavi do jetë trajner i Barçës në të ardhmen”

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 22:08 | Nga

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar se objektivi i klubit është që ish-kapiteni i skuadrës, Xavi Hernandez, një ditë të bëhet trajneri i ekipit.

37-vjeçari spanjoll u largua nga “Camp Nou” në vitin 2015 për t’u bashkuar me Al Saddin e Katarit, pasi fitoi 15 trofe të mëdha me Blaugranët dhe tre me Spanjën, në një karrierë të shkëlqyeshme.

Ndërsa, tani ka filluar të flitet për një rikthim të tij te Barcelona, jo si futbollist, por si një trajner i ekipit të parë dhe këtë e vërteton edhe më shumë presidenti i klubit, Bartomeu.

“Tani ai nuk është vetëm duke luajtur, ai gjithashtu është duke u mësuar si trajner, kështu që një ditë Xavi do të jetë një nga trajnerët e klubit”, iu ka thënë Bartomeu gazetarëve.

“Unë nuk e di cili ekip i yni, por natyrisht me objektivin që një ditë të stërvitet ekipi ynë i parë”, tha presidenti i klubit katalunas.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme