Xhaka shënoi gol të bukur në fitoren ndaj Unitedit

Prishtinë | 07 Maj 2017 | 18:56 | Nga

Arsenali e ka mposhtur 2:0 Manchester Unitedin, në një ndeshje ku shkëlqeu Granit Xhaka

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka shkëlqyer në fitoren e Arsenalit prej 2:0 ndaj Manchester Unitedit në stadiumin “Emirates”.

Xhaka kaloi në epërsi “Topçinjtë” duke realizuar një gol të bukur në minutën e 54’, pak minuta para se sulmuesi, Danny Welbeck, të realizojë për 2:0, që doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Arsenali ka shkuar në kuotën e 63 pikëve dhe gjendet në pozitën e gjashtë, tani me dy pikë më pak se Manchester Unitedi, plus “Topçinjtë” kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme