Xhudistet para testit të rëndësishëm

Prishtinë | 04 Shk 2017 | 10:42 | Nga

Gara “European Judo Open” që mbahet këtë fundjavë në Sofje të Bullgarisë nuk vlerësohet prej garave më të mëdha të xhudos. Por për xhudistet kosovare që do të paraqiten në Sofje, gara që mbahet në kryeqendrën bullgare vlerësohet me peshë të madhe.

Është gara e parë ndërkombëtare për xhudistet e Kosovës në këtë vit. Kosovën në Sofje do ta përfaqësojnë Nora Gjakova (57 kg), Distria Krasniqi (52 kg), Fjolla Kelmendi (48 kg) dhe Loriana Kuka (70 kg).

Për Nora Gjakovën është gara e parë individuale pas lëndimit. Për Loriana Kukën është gara e parë për Kosovën dhe gara e parë serioze në nivelin senior.

Për Fjolla Kelmendin po ashtu është gara më e fortë në karrierë, ndërsa Distria përballë do të ketë rivale të nivelit të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Nora, Distria e Fjolla do të garojnë të shtunën, ndërsa Loriana të dielën. Ajo është mbesa e trajnerit Driton Kuka dhe deri në fund të vitit të kaluar ka garuar për Zvicrën. Nga gara në Sofje do të pushojë kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme