Xhudistët vazhdojnë të shkëlqejnë dhe të shtohen

Prishtinë | 07 Jan 2018 | 10:42 | Nga

Pa medalje në ngjarjen më të madhe, por prapë dukshëm para sportistëve të tjerë të vendit. Kështu mund të përshkruhet viti 2017 për xhudistët e Kosovës.

Nxënësit e Driton Kukës edhe këtë vit kanë arritur suksese, kanë fituar medalje e tituj në ngjarjet prej më të mëdhave. Xhudistët ishin të vetmit sportistë të vendit që kanë fituar medalje në ngjarjet me peshë, shkruan Koha Ditore.

Në botërorin e vitit 2017 në xhudo, Kosova mbeti pa medalje, por ky “lëshim” u kompensua me medalje në ngjarjet e tjera të mëdha.

Majlinda Kelmendi prapë arriti sukseset më të mëdha, ndërsa pos saj u dalluan edhe emrat tashmë të konfirmuar si Nora Gjakova e Distria Krasniqi.

Sukses i madh për xhudon e Kosovës vlerësohet rritja e ekipit, përkatësisht plotësimi i tij me emra të rinj. Shpat Zeka, Laura Fazliu, Loriana Kuka kanë bërë hapa të rëndësishëm seriozë para, ndërsa nën urdhrat e trajnerit Kuka po zhvillohen edhe xhudistë të tjerë…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme