Yll Bislimi zgjidhet selektor i Federatës së Pingpongut

Prishtinë | 11 Dhj 2017 | 14:08 | Nga

Bordi i Federatës së Pingpongut të Kosovë (FPPK) ka përzgjedhur Yll Bislimin për selektor të ri të FPPK-së. Për këtë pozitë kanë konkurruar dy kandidatë, Vlona Maloku dhe Yll Bislimi, e të cilët i kanë plotësuar të katër kushtet e parapara në konkurs, thuhet në një njoftim të FPPK-së.

“Pas shumë diskutimeve BORDI vendosi që votimi të bëhet me vota të fshehta. Nga 7 deputetët e pranishëm, për Ylli Bislimin votuan 4 ndërsa, për Vlona Malokun votuan 3 anëtarë”.

Yll Bislimi ka qenë kampion i pingpongut në shumë kampionate dhe turne të zhvilluar në Kosovë para 1999.

Ka luajtur për klubet “Telefoniku” e “Prishtina” në të gjitha kategoritë; lojtar dhe trajner në HSV Strass, Steiermark, Austri gjatë viteve:1999-2002.

Ai ka të përfunduar Masterin e komunikimeve teknologjike në Austri; Nivelin I dhe II për trajner ndërkombëtar të pingpongut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme