Ylli i Bayern Munich e zëvendëson Kovaçiçin te Real Madrid

Prishtinë | 11 Gus 2018 | 18:27 | Nga

Real Madrid ka gjetur zëvendësuesin e Mateo Kovaçiç.

Mesfushori kroat ditën e fundit të afatit kalimtar kaloi në Premeirligë te Chelsea, në huazim një vjeçar.

E zëvendësuesi i tij te Real Madrid, vjen nga skuadra e Bayern Munich.

‘Onda Cero’ shkruan se Real Madrid ka arritur marrëveshje me ish mesfushorin e Barcelonës, Thiagon, i cili do të zëvendësoi Kovacicin.

Tani Real Madridit i duhet të arrijë marrëveshje me Bayernin Munich për Thiagon, i cili pritet t’u kushtojë kampionëve të Evropës rreth 50 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme