Ylli i Interit i hapur për t’u larguar

Prishtinë | 14 Shk 2018 | 10:03 | Nga

Milan Skriniar e ka pranuar se do ta konsideronte largimin nga Interi në fund të sezonin, pas një oferte të jashtëzakonshme që Interi e refuzoi për të gjatë afatit kalimtar të janarit.

Agjenti i qendërmbrojtësit e ka konfirmuar muajin e kaluar se një ofertë rreth 60 milionë euro nga një klub i paemëruar u refuzua nga “Zikaltrit”, transmeton Express.

Real Madrid, Barcelona, Manchester United dhe Manchester City kanë shfaqur interesim për përfaqësuesin sllovak. Ky i fundit i ka përmendur këta katër gjigantë si denstinacione të tij të mundshme.

Megjithatë, Skriniar ka qenë i qartë se nuk është i gatshëm të largohet për t’u ulur në bankën e rezervistëve të një klubi tjetër.

“E di që në dimër mora një ofertë të jashtëzakonshme. Gjithçka e lashë në duart e agjentit tim. Do të isha larguar sikur të kishte qenë për më të mirën time. Jam i lumtur me interesimin e klubeve të mëdha, por në të njëjtën kohë jam i kënaqur që Interi ka vendosur të mos më shesë”, ka thënë Skriniar për Sport.

“Vërtet më pëlqen Real Madridi dhe Barcelona, por e njëjta shkon edhe për dy Manchesterat. Premierliga është më e bukura në botë”, ka shtuar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme