Zbulohet kokainë e fshehur në trofetë false të Kupës së Botës

Prishtinë | 23 Qer 2018 | 17:17 | Nga

Një bandë që trafikonte drogë u shkatërrua në Argjentinë këtë javë, pasi policia gjeti kokainë dhe marihuanë të fshehur brenda trofeve false të Kupës Botërore.

Policët zbuluan 1,5 kg drogë të fshehur brenda topit të trofesë false dhe kapën dy armë dhe dy makina gjatë bustit të saj, shkruan ‘The Sun’.

Gjashtë të dyshuar u arrestuan gjatë bastisjeve të kryera në Isidro Casanova në La Matanza Partido, në Buenos Aires.

“Banda kishte shfrytëzuar ‘bumin’ e shitjeve të Kupës Botërore 2018”, thonë zyrtarët.

Ministri i sigurimit në Buenos Aires, Cristian Ritondo, tha: “Dënimet për trafikun e drogës duhet të respektohen rreptësisht, pasi trafikantët nuk dalin nga ai lloj biznesi.  Ata që janë të burgosur, duhet të vuajnë dënimin e tyre deri në fund”.

“Është e rëndësishme që ata të burgosen, në mënyrë që të mos kthehen më në atë biznes”, përfundoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme