Zidanë zbulon skuadrën e Ronaldos për sezonin e ri

Prishtinë | 21 Kor 2017 | 22:00 | Nga

Zinedin Zidanë, trajneri i Real Madridit, ka folur për të ardhmen e Cristiano Ronaldos.
Ylli portugez, Cristiano Ronaldo ende nuk iu është bashkuar skuadrës së Real Madridit në stërvitje.

Madje, portugezi ende nuk ka sqaruar të ardhmen, pasi më herët ishte përfolur se do të largohet nga Reali gjatë kësaj vere.

Por, trajneri Zidanë ka qetësuar tifozët duke paralajmëruar qëndrimin e Ronaldos në “Santiago Bernabeu”.

“Ronaldo është ende në pushim, ai e meriton këtë. Ne presim që ai të përfundoj pushimet dhe të na bashkohet. Ai do të qëndrojë me ne”, tha Zidanë për ESPN.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme