Zidane befason me deklaratën për Benzeman

Prishtinë | 14 Dhj 2017 | 08:47 | Nga

​Karim Benzema ka pasur një tjetër natë të dobët me Real Madridin, duke dështuar të shënoi ndaj Al Jazira, ani pse kishte të paktën pesë mundësi
Paraqitjet e dobëta të Benzemas nuk po e brengosin trajnerin Zinedine Zidane, i cili tha se është i kënaqur me francezin .

Për më shumë, Zidane tha se nuk do të kërkojë nga drejtuesit e klubit transferimin e një sulmuesi tjetër, pasi është i kënaqur me lojtarët që ka.

“Si luajti Benzema, a dëshiron një sulmues të ri? Nuk do të kërkojë transferimin e një sulmuesi të ri. Ai nuk shënoi, por luajti mirë”, tha Zidane gjatë konferencës për media.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme