Zidane: Është punë e lodhshme ta menaxhosh Realin

Prishtinë | 18 Shk 2018 | 08:01 | Nga

Real Madrid i është kthyer rezultateve pozitive gjatë javëve të fundit.

Madrilenët kanë triumfuar 3-1 kundër Paris Saint Germain në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, duket se kjo nuk e ka bindur trajnerin Zinedine Zidane, i cili ka pohuar për mediat spanjolle se mund të largohet.

“Në menaxhimin e futbollit ka shumë lodhje. Por, kur je në krye të Realit, kjo dyfishohet. Sigurisht që mund të vijë një moment kur ka ndryshime për të gjithë ne, duke përfshirë edhe trajnerin”, tha Zizu.

Theksojmë se madrilenët sot do të jenë mysafirë të skuadrës së shqiptarit, Riza Durmishit, Real Betis.

Kujtojmë se me madrilenët, Zidane ka fituar gjithçka, duke përfshirë Ligën e Kampionëve, Super Kupën e Spanjës dhe La Liga.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme