Zidane flet pas humbjes turpëruese nga City

Prishtinë | 27 Kor 2017 | 11:45 | Nga

Real Madridi ka humbur thellë, me rezultatin 4-1 përballë Manchester United. Lidhur me këtë disfatë të të tijve përballë Pep Guardiolës, trajneri Zidane ka nënvizuar: “Nuk kam si të jem i kënaqur me humbjen, sepse zhvilluam edhe një lojë të keqe. Pra, nuk ishte vetëm një rezultat i keq. Kjo ndodhi, kemi humbur dhe nuk ka kuptim për të folur më shumë, por për të punuar. Manchester City ishte superior në momente të rëndësishme. Ne deshëm të bënim një ndeshje të mirë, por pësuam katër gola. Ka një gjë për të cilën jemi të lumtur, sepse nuk kemi pasur asnjë të lënduar. Pas kësaj humbjeje jemi pak të mërzitur, ka pasur konfuzion. Mbappé? Unë jam trajner, ju duhet të bisedoni me ndonjë tjetër për këtë gjë. Për momentin asgjë nuk ka ndodhur, ne jemi me këtë grup lojtarësh. Dueli i parë si trajner me Guardiolën? E humba ndeshjen time të parë. Manchester City është një ekip që është forcuar shumë dhe kjo fitore e tregon këtë.”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme