Zidane paralajmëron kthimin në menaxhim

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 09:32 | Nga

Zinedine Zidane ka hedhur benzinë në ‘zjarrin’ se mund të marrë drejtimin e Manchester United.

Francezi ka njoftuar se shumë shpejt do të kthehet në menaxhim, shkruan Goal, përcjell Klan Kosova.
Zidane është i papunë që prej tërheqjes së tij nga stoli i Real Madrid në fund të sezonit 2017/18, pas një suksesi të jashtëzakonshëm ku fitoi tri herë radhazi Champions League.

“Shumë shpejt kthehem ne menaxhim, sepse ajo është puna ime të cilën e kam bërë gjithë jetën”.

Zidane është njeriu më i përfolur se mund ta zëvendësojë, Jose Mourinhon, në pozitën e trajnerit të Manchester United.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme