Zidane refuzon të flasë për të ardhmen

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 15:51 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, iu ka thënë mediave se nuk do t’iu tregojë se çfarë se do të bëjë me të ardhmen e tij.

“Nuk do të them jo ose po [se a do të vazhdoj te Reali]”, ka thënë trajneri që ka rrëmbyer Ligën e Kampionëve në dy vjetët e fundit.

“Se çfarë do të ndodhë pas finales në Kiev, do të ndodhë”.

Kanë qarkulluar shumë spekulime që nëse Reali humb nga Liverpooli në finalen e Ligës së Kampionëve, atëherë ata do ta lirojnë francezin nga detyra.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme