Zidane vazhdon kontratën me Realin

Prishtinë | 12 Gus 2017 | 12:43 | Nga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka vazhduar kontratën me klubin.

Gazeta spanjolle “AS” raporton se Zidane ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Mbretërit”.

Që kur zëvendësoi Rafa Benitezin si trajner i Real Madridit në janarin e vitit 2016, francezi ka shijuar një sukses të jashtëzakonshëm, duke fituar gjashtë trofe për 19 muaj.

Burimet brenda klubit e kanë informuar gazetën “AS” se Zidane me kontratën e re do të përfitojë 8 milionë euro në vit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme