“Zonja e Vjetër” arrin marrëveshje me Brozoviqin

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 09:36 | Nga

Juventus ka arritur marrëveshje me Marcelo Brozoviqin, por i mbetet ta bindë Interin që duket paksa e vështirë.

Kroati është njëri ndër lojtarët më të mirë të Interit, por është i lidhur me një kalim te Bianconerët në ditët e fundit.

Mediaset shkruan se Brozoviq ka arritur marrëveshje me Zonjën e Vjetër për një pagë prej 4.5 milionë euro për katër sezone.

Kjo është një pagë katër herë më e madhe se që përfiton në Inter, pasi aktualisht paguhet 1.2 milionë euro.

Interi është i interesuar që ta shes lojtarin, por për një shumë prej 30 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme