“Zonja e Vjetër” me xhepat plot

Prishtinë | 21 Sht 2016 | 17:21 | Nga

Juventus ka publikuar raportin financiar për sezonin 2015-16. Skuadra bardhezi gjatë sezonit në fjalë, falë sponsorëve dhe të ardhurave nga marketingu, ka rritur nga një vit më parë xhiron vjetore, duke gjeneruar në total 387.9 milionë euro.

Fitimi i klubit nga kjo shumë e qarkulluar është 4.1 milionë euro, 1.8 milionë euro më tepër nga fitimi i sezonit të shkuar.

“Viti financiar 2015-2016 konfirmon një trend pozitiv në të ardhura. Për të dytin vit radhazi, bordi e mbylli vitin financiar me fitim”, thuhet në deklaratën e publikuar, duke shtuar se shuma prej 4.1 mln eurosh do të kalojë në arkat e klubit.

Në vitet e fundit, Juve ka arritur rezultate të mira në Itali dhe Europë dhe këto suksese kanë bërë që të reflektohen edhe jashtë fushe, sidomos në financat e skuadrës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme