Zyrtare: Ceballos lojtar i ri i Real Madridit

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 10:46 | Nga

Dani Ceballos mund të quhet lojtari më i ri i gjigantit spanjoll, Real Madridit.

Barcelona dhe Juventusi ishin shumë të interesuar për transferimin e Ceballos, por shërbimet e tij i fitoi Real Madridi pasi ishte vet dëshira e futbollistit për tu transferuar te “Mbretërit”.

Para disa ditëve u publikua se Real Madridi dhe Real Betitsi kanë hasur në vështirësi në arritjen e marrëveshjes, por tani gjithçka është e përfunduar.

Është vet klubi i Betisit që ka konfirmuar marrëveshjen me Real Madridin për Ceballos, ndërsa shuma e transferimit thuhet të jetë 18 milionë euro.

“Real Madrid C.F dhe Real Betis Balompie kanë rënë dakord me transferimin e Dani Ceballos, i cili ka nënshkruar një kontratë gjashtëvjeçare me klubin.

Prezantimi i futbollistit pritet të bëhet javën e ardhshme në ditën e enjte”, shkruan në njoftimin e Mbretërve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme