Zyrtare: Diego Costa bëhet lojtar i Atletico Madridit

Prishtinë | 21 Sht 2017 | 23:41 | Nga

Gjithçka ka përfunduar rreth transferimit të sulmuesit spanjoll në Madrid.

Chelsea dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshjen për rikthimin e Diego Costas në kryeqytetin spanjoll. Për të blerë sulmuesin me origjinë braziliane por që luan për përfaqësuesen spanjolle, Atletico i ka paguar ‘Bluve’ 60 milionë euro.

Diego Costa do të nënshkruajë me Los Colchoneros një kontratë deri në vitin 2021. Megjithatë, 28-vjeçari nuk do të mund të debutojë deri në muajin janar të 2018 edhe pse sulmuesit do t’i jepet leja për të nisur stërvitjen me skuadrën nga Madridi që tani, në mënyrë që të rifitojë formën e humbur.

Costa ka qenë pjesë e Chelseat për tre vite, pas transferimit të tij pikërisht nga Atletico.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme