Farad Cobb lojtari i ri i Sigal Prishtinës

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 13:35 | Nga

Pas transferimit të fundorit amerikan Jabarie Hinds, klubi i basketbollit, Sigal Prishtina ka përforcuar radhët e veta edhe me një tjetër basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për fundorin organizator, Farad Cobb, i cili sezonin e kaluar luajti në ligën NCAA.

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka arritur marrëveshjen e radhës me 23 vjeqarin Farad Cobb, i cili vjen nga radhët e Cincinnati Bearcats (NCAA) dhe luan në pozitën 1/2. Sezonin e kaluar ai luajti 31 ndeshje, duke shenuar 10.7 pike per ndeshje, 1.8 kercime dhe 1.7 asistime.Cobb ishte nder lideret e konferences ku ai mori pjese, ku kishte 1.4 topa te vjedhur, perqindje prej 40% ne gjuajtje per 3 pikë.” thuhet në njoftimin zyrtar të klubit në facebook.

KB Prishtina ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të bëhen zyrtare edhe emra tjerë të basketbollistëve vendor dhe ndërkombtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme