Zyrtare: Haliloviç lojtar i Milanit

Prishtinë | 07 Kor 2018 | 16:54 | Nga

Milan ka nënshkruar zyrtarisht me Alen Haliloviçin nga Hamburger SV në një kontratë deri më 2021.
Lajmërimi është bërë në ueb-faqen e klubit, edhe pse kontrata e tij ende nuk është paraqitur në ueb-faqen e Serie A.

Kroati ishte lojtar i ri, edhe pse në një deklaratë te Milan janë bërë publiuke shumë pak detale të kontratës se tij, transmeton GazetaExpress.

Mesfushori kreativ është 22 vjecar dhe ka nëntë paraqitje për vendin e tij deri me tani.

Pavarësisht se është shumë i ri, Halilovic ka udhëtuar shumë në disa skuadra duke filluar nga Dinamo Zagreb, Barcelonë, Sporting Gijon, Las Palmas dhe në fund në Hamburger SV.

Halilovic e ka konfirmuar arritjen e tij në Milan.

“I lumtur që jam këtu”, ka shkruar ai në Instagram.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme