Zyrtare : Hamburg transferon mesfushorin Haliloviç nga Barcelona

Prishtinë | 21 Kor 2016 | 12:44 | Nga

Klubi gjerman, Hamburg ka arritur transferimin e mesfushorit kroat, Alen Halilovic nga Barcelona.

Klubi nuk ka dhënë detaje për transferimin e 19 vjeçarit, por sipas medieve i Hamburgut e ka transferuar atë në një kontratë 4 vjeçare, por që klubi i Barcelonës e ka mundësin e riblerjes disa vite më pas.

Haliloviç ka udhëtuar sot për në Hamburg ku ka kryer testet mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën. Klubi ka konfirmuar gjithashtu se lojtari do ta mbajë fanellën me nr 23.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme