Zyrtare: Icardi edhe 5 vjet te Interi

Prishtinë | 07 Tet 2016 | 17:12 | Nga

F.C. Internazionale Milano ka njoftuar se ka gjetur akordin me Mauro Icardin për rinovimin e kontratës.

Mauro do vazhdojë të veshë fanellën zikaltër deri në fund të vitit 2021.

Argjentinasi erdhi te klubi nga Milano nga Sampdoria në sezonin 2013/2014 dhe që atëherë në Kampionat dhe Kupën e Ligës ai ka bërë 114 paraqitje dhe ka shënuar 58 gola.

Për atë kishin shfaqur interesim shumë skuadra të mëdha evropiane.
icardi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme