Zyrtare: Jeff Green lojtar i Cleveland Cavaliers

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 21:56 | Nga

Jeff Green ka nënshkruar me Cleveland Cavaliers.

Green ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare prej 2.3 milionë dollarësh e cila ndryshe në NBA quhet “minimumi i veteranëve”.

Vitin e kaluar Green fitoi 15 milionë dollarë, por 30 vjeçari i cili kaloi karrierën në pesë klube dëshiron të fitojë trofe.

Ai njihet për marrëdhënien e mirë që ka me trajnerin aktual të Cavs, Tyronn Lue.

Green në karrierën e tij ka mesatare prej 9.2 pikësh dhe 3.1 kërcimesh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme