Zyrtare: Joshua rikthehet në ring, më 31 mars kundër Parkerit

Prishtinë | 14 Jan 2018 | 12:27 | Nga

Kampioni i Botës në WBA dhe IBF, Anthony Joshua do të rikthehet në ring më 31 mars për të mbrojtur titujt e tij dhe për të rrëmbyer edhe një tjetër, atë të WBO-së.

Sky Sports raporton se britaniku më 31 mars në Cardiff do të përballet me kampionin aktual të WBO-së, Joseph Parker, transmeton Koha.net.

Pas 20 fitoreve radhazi, Joshua shpreson se do ta arrijë të mposhtë edhe Parkerin, për ta fituar edhe një titull.

“Më pëlqen të luftoj, ky është objektivi im kryesor, dhe kjo tregon se nuk i druhem asnjë gare. Ai (Parker) është një garues i respektueshëm, ai është kampion bote në WBO, prandaj jam një hap afër që t’i shtoj trashëgimisë time edhe një rrip. Kjo më emocionon”, është shprehur Joshua për Sky Sports.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme