Zyrtare: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të Evropës

Prishtinë | 15 Gus 2017 | 16:05 | Nga

UEFA ka publikuar listën e tre kandidatëve për lojtarin më të mirë të vitit në Evropë.

Ylli i Real Madridit, Cristiano Roanldo, ai i Barcelonës, Leo Messi dhe portieri i Juventusit, Gianlugi Buffon janë tre kandidatët që luftojnë për lojtarin më të mirë të Evropës.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e UEFA-s, e cila njofton se njëri nga këta do të jetë më i miri i vitit.

Favorit prej këtyre treve është Cristiano Ronaldo, i cili me Real Madridin fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe La Ligan spanjolle.

Fituesi do të bëhet i ditur me 24 gusht.

Të ngjashme