Zyrtare: Shtyhet ndeshja Lazio-Milan

Prishtinë | 10 Sht 2017 | 14:10 | Nga

Pas shumë debateve dhe konfuzioneve, ndeshja Lazio- Milan do të fillojë në Olimpico me një orë vonesë, pra nga ora 16:00 me orë lokale.

Autoritetet e ndryshme u mblodhën për të diskutuar situatën dhe drejtuesit e Serie A njoftuan se fillimi i ndeshjes është shtyrë për një orë.

Mbetet të shihet se sa tifozë do të jenë në gjendje të arrijnë në Stadio Olimpico në këto rrethana të vështira pas motit të ligë me shumë reshje.

Ndeshja ka pasur të filloj si gjithmonë me orarin e zakonshëm të Serie A në ora 15:00, por kjo nuk do të ndodh, përcjell Telegrafi.

Shiu i madh pritej dhe stafi i Olimpicos vendosi copa plastike për të mbrojtur terrenin dje, ndërsa kullimet në afërsi të arenës u pastruan.

Drejtuesit e Lazios u munduar ta ruajnë terrenin duke vendosur copa plastike
Megjithatë, shtrirja e reshjeve dhe erërat e forta shkaktuan probleme në të gjithë qytetin, duke përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike, rrugët e bllokuara dhe pezullimin e shërbimit Metro qa bëri që ndeshja të shtyhet për një orë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme