Zyrtare: Sven Bender te Bayer Leverkusen

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 16:12 | Nga

Sven Bender është bashkuar me vëllanë e tij Lars-in te Bayer Leverkusen.

Borussia Dortmund e ka konfirmuar transferimin e tij tek rivalët për shumën e 15 milionë eurove.

Bender ishte bashkuar me Dortmundin nga 1860 Munich në vitin 2009, duke zhvilluar 224 ndeshje.

28-vjeçari i ka zhvilluar edhe shtatë ndeshje me kombëtaren gjermane.

“E falënderoj Borussia Dortmundin që e respektoi dëshirën time, edhe pse bën çmos që të më mbajnë, e ndjej këtë si vlerësim të madh”, ka thënë Sven Bender.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme