Zyrtare: Vitolo lojtari i Atletico Madridit

Prishtinë | 12 Kor 2017 | 18:30 | Nga

Vitolo më në fund është zyrtarisht lojtar i Atletico së Madridit. Sulmuesi nënshkruan kontratë pesë vjeçare me “Los Colchoneros”

Sic bën të ditur klubi madrilen Vitolo do të luajë pjesën e parë të sezonit të ardhshëm me skuadrën e qytetit të tij të lindjes Las Palmas, dhe do të bashkohet me Atleticon me 1 janar të 2018-së kur skadon edhe dënimi i dhënë nga Fifa që ka bllokuar merkaton në hyrje të skuadrës së Diego Simeones.

Kjo e mërkurë ishte dita vendimtare për fazën finale të transferimit, pasi futbollisti kaloi në orët e paradites testet mjekësore .

Ky transferim Atletico-së i kushtoj 37.5 milionë eurosh .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme