10 fakte interesante që nuk i dini për Facebook-un

Prishtinë | 19 Gus 2016 | 13:27 | Nga

Edhe pse e përdorim thuajse çdo orë të ditës, përsëri Facebook-u është një thesar me kuriozitete.

1- Fytyra e parë në Facebook ka qenë ajo aktorit Al Pacino. Madje një portret i tij në ngjyre blu. Shoku i Mark Zuckerberg, Andrew McCollum ideoi logon e parë të Facebook-ut duke u frymëzuar nga aktor i famshëm.

2- Çdo ditë Facebook bllokon mbi 600 mijë tentativa hackerimi të profileve të ndryshme.

3- Sot e përdorin në mënyrë të përditshme 64% e përdoruesve të tij. Ne 2010 vetëm 51%.

4- Facebook ka rritur numrin e ndarjeve. Një ne tre ndarje lind aty, falë lehtësisë për ta kapur tradhtinë e partnerit.

5- Me shumë se 1 miliard persona hyjnë në Facebook nga celularët.

6- Edhe prishja e miqësive ne Facebook është me pasoja. Ne SHBA një burrë vrau një çift vetëm se ata prishen miqësinë e tyre virtuale me të bijën.

7- Facebook është ne gjendje te gjurmoje edhe se çfarë uebesh kemi parë, madje edhe kur nuk jemi të lidhur me të. Kjo falë pulsantit “Like” që ndodhet kudo nëpër sit-e te tjera.

8-Zuckerberg vuan nga një formë e caktuar e daltonizmit qe nuk e lejon atë të perceptoje nuancat e kuqe dhe te gjelbërta. Ajo që ai dallon më mirë është pikërisht bluja.

9- 83% e prostitutave kane një profil ne Facebook për të reklamuar aktivitetin e tyre.

10- Mesatarisht, një përdorues ka 338 miq në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme